Kreu i grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Ai ka folur në lidhje me takimin që pritet të zhvillohet mes Blinken dhe zyrtarëve të drejtësisë, teksa tha se këtë e sheh si inkurajim për institucionet e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi.
“E shoh si inkurajim për institucionet e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi. Nxitje për të zbatuar ligjin e për të vijuar me punë korrekte.
Ne nuk kemi betejë me institucionet e drejtësisë, duhet t’i nxisim të zbatojnë ligjin. Ka raste kur devijojnë nga ligji apo gabojnë por kjo duhet parë rast pas rasti”, tha Bardhi në "News24".
Kujtojmë që pritet që Blinken të takohet te “Piramida” me kreun e SPAK, Altin Dumani.