Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Blinin drogën në Amerikën e Jugut dhe e shisnin në Itali/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 19 persona, mes tyre shqiptarë (EMRA)

Shkruar nga Newsbomb
Blinin drogën në Amerikën e Jugut dhe e shisnin në Itali/

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga  Karabinierët e Komandës Provinciale të Reggio Calabria dhe Antimafia Reggio, ku çuan në pranga 19 persona.

Në qendër të hetimit janë disa subjekte me banim në Taurianova, në fushën e Gioia Tauro, provincat e Milanos, Parma, Verona dhe Vicenza.

Të dyshuarit akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale, e aftë për të menaxhuar një trafik droge.

Sipas hetimit, Bonfiglio ishte në kontakt me furnitorët spanjollë dhe shqiptarë. Por mbi të gjitha me peruanët.

Me këta prodhues të fundit të kokainës, në fakt, sipas DDA, të arrestuarit do të kishin pasur marrëdhënie të ngushta falë të cilave ata mund të blinin sasi droge të konsiderueshme me çmime konkurruese: 32 mijë euro për kilogram kundrejt një çmimi tregu që varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Masa arrest me burg u dha edhe për 44-vjeçarin Roço Camillò, Diego Giovinazzo (46 vjeç), Palmiro Cannatà (62 vjeç), Salvatore Sanò (60 vjeç), Damiano Veneziano (33 vjeç) dhe Antonio Pedullà (36 vjeç).

Gjykatësi urdhëroi arrest shtëpiak për Antonio De Luca 71 vjeç, Antonio Ranieli (71 vjeç), Francesco Macrillò (64 vjeç), Francesco La Cognata (44 vjeç), Maurizio Sciçhitani (55 vjeç), Antonio Zangari (53 vjeç), Gino Carlo Melziade (50 vjeç), peruani Oscar Bruno Bagigalupo Lobaton (47 vjeç), Donato Melziade (63 vjeç), Endri Dalipaj (33 vjeç), Gioaçhino Marco Molé (30 vjeç) dhe Riçardo Ierace (34 vjeç).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll