Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blindohet Tirana, 2 mijë policë në terren për protestën e Berishës, ja rrugët që do të bllokohen

Shkruar nga Newsbomb
Blindohet Tirana, 2 mijë policë në terren për protestën

Teksa sot pritet të që të mbahet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në kuadër të vizitës së presidentit serb, Alekandër Vuçiç për nismën “Ballkani i Hapur”, Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve.

Mësohet se në terren për të mbarëvajtur këtë protestë do të jenë rreth 2 mijë forca policie, përfshirë edhe repartin shqiponja, ndërkohë qëdy orë para protestës autobotet me ujë kanë “zbarkuar” në rrugët e kryqytetit.

Gjithashtu në kuadër të masave në terren do të jenë edhe autoambulancat dhe shërbimet e zjarrfikëses.

Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë janë lyer me graso me qëllim që protestuesit të mos ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Do të kemi bllokim të disa akseve rrugore si Bulevardi ‘Dëshmoret e Kombit’ dhe rrugët lidhëse si edhe një pjese e Bulevardit ‘Bajram Curri’.

Ndërkohë i gjithë bulevardi është mbushur me flamuj shqiptar, serb dhe atë të Maqedonisë së Veriut, si simbol të tre vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.

Protesta e njoftuar nga ish lideri demokrat Sali Berisha pritet të nisë prej orës 16:00 nga selia e Partisë Demokratike, nga ku më pas do të marshohet drejt kryeministrisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu