Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me atentatit ndaj 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Grudë e Re në Shkodër, në ambientet e një lokali.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.