Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
93 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
9 °
E diel, 29 Janar, 2023

Blindohet parlamenti, ja masat që ka marrë policia për protestën, në këto rrugë do bllokohet qarkullimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërkohë që ditën e nesërme do të zhvillohet protesta e opozitës përpara parlamentit, policia ka marrë një sërë masash.

Policia bën me dije se do të bllokohen disa rrugë duke filluar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme dhe deri nesër në fillimin e protestës.

Njoftim i policisë:

kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se: Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme: Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit -kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”. Spostimi te rruga Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017. Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative. Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen. Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit” Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”. Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit. Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit”dhe ura e “Babrroi”. I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse. Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestës.

.

Më shumë


spot_img








spot_img