Hoteli Sheraton në Tiranë është blinduar nga forcat e shumta të policisë dhe kontrollet e shtuara.
Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se masat janë marrë pas mbërritjes së një vizitori të veçantë, ish kryeministri britanik Tony Blair, i cili ka qenë për disa kohë këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i vizitës së Blair në Tiranë mbetet mister.
Ja çfarë shkruan Hoxha:
Tony Blair blindon Hotel Sheraton
Mbreme, vone ne mesnate, ndersa po kerkoja me pult ne dore, ndalova te TVSH-1, ku sapo nisi nje film qe me terheq shume, dhe ndalem sa here qe me del para. Titulli i filmit eshte “The special Relationships’’ (Marrëdhëniet speciale), film amerikan me aktorët Majkëll Shin dhe Denis Kuejd në rolet kryesore. Filmi i kushtohet Toni Bler dhe Bill Klinton….
Sot pasdite ndersa takova nje zyrtare te BE-se ne ambjentet e hotel Sheraton, me ra ne sy kontrolli i perforcuar i hotelit dhe prezenca e madhe e trupave te policise e Gardes. Kureshtja e profesionit me beri qe te interesohem kush ishte ky personazh qe kishte blinduar hotelin.
Dhe e dini kush na ka ardhur ne keto dite te trazuara?!!! As me shume dhe as me pak por personazhi i filmit te djeshem, Ish-kryeministri britanik Tony Blair…,
Pse ka ardhur?!!! Pse pikerisht ne keto dite me mot te trazuar?!!!….
Kalofsh bukur mister Tony…