Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Blindohet” Gjykata e Elbasanit, mbërrinjë 11 personat e arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme do të jepet masa e sigurisë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur katër të tjerë.

Gjykata e Elbasanit është rrethuar nga policia, ku edhe kanë mbërritur 11 personat e ndaluar për varsjen e Pjerin Xhuvanit.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të gjithë ish-oficerët e ngritur për “Strukturën për ruajtjen e votes” mga PD.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë më parë. Në gjykatë ndodhet Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim; Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë në bashkëpunim”.

Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Një tjetër i arrestuar në flagrancë është Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

*Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën  e sigurisë “Arrest me burg” për Arbër Paplekaj, ndërsa për 10 personat e tjerë detyrim paraqitje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img