Hapësire reklamuese

Sporti

“Blindohet” Elbasani, policia merr masa për ndeshjen në “Elbasan Arena”

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese“F.K.Skënderbeu” Shqipëri - “BSC Young Boys” Zvicër e cila do të  zhvillohet në stadiumin Elbasan  Arena.

 Sa me sipër, nuk do të lejohet parkimi i  mjeteve në  këto  akse  rrugore,  konkretisht:

  Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.

 Në orën 17:00 nuk do të lejohet qarkullimi dhe  parkimi i mjeteve  nga Kryqëzimi I Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi I tapetave”

 Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.

 Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të  fillojë tre  orë para ndeshjes, me  qëllim shmangien e radhëve    të   gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.

 Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   315  punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj,  nga FNSH-ja dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

 Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë

Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:

a) sende të forta,

b) shishe (të  cfarëdolloji)

c) fishekzjarre

d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)

e) çelësa  të  ndryshëm

Në të kundert NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.

Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportdashësit.

Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  përreth  Stadiumit,  deri   në  përfundim  të   ndeshjes     do   të  jenë  të  mbyllura.

Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë  28 Shtator 2017  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, c’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.