Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Bleu shtëpi në Tiranë me 70 milionë lekët e pensioneve, Policia e Dibrës shpall në kërkim postierin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazmir Hysi, një 33 vjeçar punonjës i postës në Dibër, është shpallur në kërkim nga Policia. Ai akuzohet se ka marrë një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, të pensioneve, dhe ka blerë shtëpi në Tiranë.

Për pasojë pensionistët kanë mbetur pa marrë paratë dhe i janë drejtuar emisionin Fiks Fare. Menjëherë pas transmetimit të rastit, Gazmir Hysi është shpallur në kërkim dhe akuzohet për dy vepra penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

“Shpallja në kërkim e shtetasit G. H. u bë sepse dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si punonjës i zyrës postare Dibër, për të mos dorëzuar pagesat e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat, duke firmosur në emër të përfituesve.

Në vijim të veprimeve procedurale ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasin Xh. D., 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit dhe Marketingut pranë Postës Sh.A. filiali Mat, dega Dibër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gazmir Hysi shpërndante pensione në zonën e Kastriotit, por pasi mori një shumë prej rreth 7 milionë lekësh, ai vonoi shpërndarjen e tyre. Madje, sipas drejtorit Ilir Vranici, punonjësi Hysi kishte probleme financiare, pasi kishte blerë një apartament në Tiranë.

“Ka përdorur një pjesë të këtyre parave” pranoi z.Vranici, por në përballjen me gazetarët e Fiks Fare ai i mohoi!

Më shumë




spot_img








spot_img