Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Bleu e shiti 8 makina në 14 vite, kreu i Prokurorisë së Apelit nesër në VETTING (PASURIA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shefi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi do të përballet të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Seanca dëgjimore me Elezin do të drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Ferdinand Elezi zotëronte pasuri me vlerë 7.1 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Elezi zotëronte një apartament dhe një garazh në Tiranë, të blera në vitin 2000, një automjet të markës “Opel” si dhe kursime në cash në vlerën e 11 mijë dollarëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Elezi është rritur me 4 herë, duke kapur vlerën e 29.1 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë 22.4 milionë lekë. Prokurori Elezi zotëron familjarisht në fund të vitit 2017 përveç apartamentit dhe garazhit në Tiranë, edhe dy apartamente në Durrës si dhe një zyrë ku ushtron aktivitetin e noterisë bashkëshortja.

Ai deklaron gjithashtu likujditete bankare në vlerën e 3.9 milionë lekëve, kursime në cash prej rreth 3.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 51.9 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave ka si burim aktivitetin e bashkëshortes si notere me rreth 60% të totalit, ndërkohë që paga nga funksioni i prokurorit zë 37.9%. Familja Elezi ka siguruar të ardhura nga qeratë në masën 1.3% dhe fitime nga shit-blerja e automjeteve në një vlerë më të vogël.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi 13 vite pa probleme dhe një vit me diferencë negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Më konkretisht, në vitin 2009 subjekti nuk justifikon shtesën e pasurisë në vlerën e 235 mijë lekëve. Në këtë vit, ai ka blerë një automjet si dhe ka shpenzuar vlera të konsiderueshme parash për shlyerjen e kësteve të kredive bankare.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” transaksionet e kryera me blerjen dhe shitjen e automjeteve nga prokurori Elezi. Gjatë viteve 2003-2017, prokurori deklaron se ka blerë dhe shitur 8 makina, duke siguruar në total fitime prej 462 mijë lekësh prej tyre.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me pagesën e vonë të tatimit në burim për të ardhurat nga qiraja. Në vitin 2017, kreu i Prokurorisë së Apelit të Durrësit deklaron se ka paguar rreth 286 mijë lekë tatim në burim për qeratë e përfituara përgjatë viteve 2009-2012.

Ferdinand-Elezi-foto.jpg

Më shumë


spot_img









spot_img