Deputetja e PS, Blerina Gjylameti e ka ndarë lajmin nëpërmjet një postimi falenderues në rrjetin social, Facebook. Vendimi për tu emëruar zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u mora sot në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme.
Gjylameti njëkohësisht mban postin e kryetares së Delegacionit Shqiptar. Këtë vendim Gjylameti e konsideron si një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare
“E vlerësuar për besimin e kolegëve deputetë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në zgjedhjen time unanimisht si Zëvendës Presidente e Asamblesë!
Ky post i rëndësishëm është një tjetër konfirmim i besimit dhe vlerësimit që gëzon Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare për të kontribuar në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës!
Me marrjen e kësaj detyre te lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku ulen delegacionet kombëtare të 46 vendeve anëtare të kontinentit tonë, së bashku me delegacionin e Shqipërisë do të vijojmë angazhimet për forcimin e vlerave demokratike si dhe për të cuar përpara agjendën e antarësimit të Kosovës në KiE.”