Dietologia Blerina Bombaj duket se është mjaft aktive në rrjete sociale, ku poston çdo ditë, foto nga përditshmëria të cilat në shumë raste janë mjaft pikante.
Së fundmi Blerina ka publikuar një foto të shumë viteve më parë kur ajo ishte adoleshente, duke na rikthyer pas në vitet 1990.
Siç shihet edhe në foto, dietologia ka pozuar së bashku me mikeshën e saj Julia Dhame, presidente e Federatës së Motoçiklizmit.
Blerina së bashku me Julian shihen të buzëqeshura dhe të veshura thjeshtë me xhupa dhe xhinse.
'Miremengjes retrospektiv, me dy adoleshente te lumtura te Tiranes se viteve ‘90, njera me e dobet se tjetra', shkruan dietologia krahas fotos.