Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Blerim Hoxha mohoi të jetë pronar, në Holandë më shumë se 10 emra për inceneratorin

Shkruar nga Newsbomb
Blerim Hoxha mohoi të jetë pronar, në Holandë më

Biznesmeni shqiptar i Kosovës, Blerim Hoxha ka mohuar dje të jetë pronar i 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës. Emri i tij u përmend nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por referuar dhe të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Hoxha figuron në Ekstrakt.

Drejtuesja e platformës së "Open Data Albania", Aranita Brahaj ka publikuar disa të dhënë dhe i bën thirrje SPAK që të shtrijë hetimet edhe në Holandë.

"SPAK duhet te udhetoje ne Holande per te zbardhur Pronaret e Inceneratorit Tirane. Regjistri i Pronarit Perfitues qe kompania Integrated Energy BV SPV ka dorëzuar ne QKB eshte pergenjeshtruar dje nga nje prej subjektet qe deklarohet ne Ekstrakt", shkruan ajo.

Lexo edhe: Kush është Blerim Hoxha, pronari në hije i 40% te inceneratori i Tiranës?!

Sipas Brahaj, të dhënat që deklarohen në Qendrën Kombëtare të Binzesit në Shqipëri janë të ndryshme nga ata që janë deklaruar në Holandë, ku shfaqen më shumë se 10 emra drejtorësh dhe zyrtarësh që kanë pasur rol në kompaninë e inceneratorit.

"Nderkohe Regjistri Holandez i Bizneseve zbardh mbi 10 emra drejtoresh e zyrtaresh te angazhuar nga 2016 deri 2022. Sikur SPAK te administronte me kujdes te dhena te Regjistrit Amsterdam dhe deklarime te zyrtareve te emëruar patjeter qe me shume se "gënjeshtrat" e dorëzuara ne QKB do aksesonte", vijon Aranita Brahaj.

Lexo edhe: U tha se ka 40% të inceneratorit të Tiranës, Blerim Hoxha mesazh Fevziut: Shpifje

Siç shihet nga të dhënat e publikuara në Regjistrin e Bizneseve në Holandë, zyrtarët që kanë marrë drejtimin e kompanisë "Geogenix BV" - pronare e inceneratorit të Tiranës - janë më tepër se dhjetë dhe mes tyre është dhe Klodian Zoto.

[gallery columns="1" size="full" ids="783999,784001"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese