Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blerim Hoxha doli pronar i inceneratorit, naftëtarët e Ballshit i kërkojnë 13 rrogat

Shkruar nga Newsbomb

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar këtë të premte në qendër të qytetit për 13 paga të prapambetura që nuk i marrin prej më shumë se 6 vitesh. Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe administratorit të kompanisë që çoi rafinerinë drejt falimentit, Blerim Hoxha, që t'i paguajnë.

Janë rreth 1 mijë punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh që nuk marrin paratë e mundit dhe djersës së tyre, edhe përse me çdo vendim gjykate të formës së prerë.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se mbyllja e rafinerisë ka sjellë varfërim të qytetit të Ballshit. Naftëtarët akuzojnë shtetin se e çoi rafinerinë në falimentim për interesa të caktuara, duke e shitur te kompani fantazmë që e shfrytëzuar deri në fuçinë e fundit.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj zbuloi në një intervistë nga arratia dy ditë më parë, se 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës zotërohen nga shtetasi shqiptar me pasaportë të Kosovës, Blerim Hoxha. Ky i fundit ka qenë pronar dhe administrator në kompanitë që administruan rafinerinë.

Së pari, Blerim Hoxha figuron themelues i kompanisë “Tosk Energji” (Ish Petrol – Oil – Ballkan), të cilën e ka shitur më pas në vitin 2016 te kompania zvicerane “CFD Conseils Sarl”, kundrejt çmimit 3.500.000 (tre milion e pesëqind mijë) lekë. Pavarësisht se e shiti kompaninë që themeloi vetë, Blerim Hoxha qëndroi administrator i saj deri në vitin 2022.

Kjo kompani ka marrë në menaxhim Rafinerinë e Përpunimit të Naftës në Ballsh, e quajtur KPTHN Ballsh, derisa ajo shkoi në faliment. Në vend që të rimëkëmbëte rafinerinë, “Tosk Energji” (Ish Petrol – Oil – Ballkan) shfrytëzoi për disa muaj rezervat e saj dhe për të shmangur detyrimet, deklaroi faliment.

Janë qindra naftëtarë të Ballshit të cilët as sot e kësaj dite nuk kanë marrë më shumë se 10 paga të prapambetura secili, të cilat i kanë fituar dhe me Gjykatë.

[caption id="attachment_782982" align="alignnone" width="981"]Shqiptari i Kosoves, biznesmeni Blerim Hoxha Shqiptari i Kosoves, biznesmeni Blerim Hoxha[/caption]

Së dyti, Blerim Hoxha rezulton se ka mbajtur për një periudhë të shkurtër katër mujore dhe detyrën e administratorit të kompanisë “Byllis Energji” SHA. Lidhja është e njëjtë, edhe kjo kompani figuron e përfshirë në rastin e falimentimit të Rafinerisë së Ballshit dhe Hoxha është zotuar në media se do paguante detyrimet e prapambetura, raporton Newsbomb.al.

Administratore e “Byllis Energji” SHA figuronte shtetësja Marigona Metaj, e cila u zëvendësua për katër muaj nga Blerim Hoxha, për ta marrë sërish më vonë detyrën e administratorit.

Në Shkurt 2020, ai fajësoi kompaninë “Bankers Petroleum” se nuk kishte shlyer detyrimet ndaj kompanive “Tosk Energji” dhe “Byllis Energji”, ndaj dhe ata s’kishin mundësi të paguanin naftëtarët. Në atë kohë, naftëtarët e Uzinës së Ballshit nisën një grevë disa javore dhe Blerim Hoxha u zotua se do paguante tre paga.

Baza e dy kompanive të mësipërme, që nga themelimi ose kompanitë e tjera që kanë blerë aksionet, rezultojnë në Zvicër.

[caption id="attachment_785278" align="alignnone" width="660"]FotoArkive: Uzina e naftes ne Ballsh FotoArkive: Uzina e naftes ne Ballsh[/caption]

Së treti, Blerim Hoxha del se është ndër anëtarët e parë të Këshillit të Administrimit të Shoqërisë “ICARE Energji”, e cila ka si origjinë të kapitalit shtetin e Zvicrës. Kompania është themeluar në vitin 2022 dhe ka të njëjtën adresë në Zvicër si dy kompanitë e mësipërme.

Tre anëtarët e parë të Bordit të Këshillit të Administrimit të saj, sipas të dhënave të deklaruara në Aktin e Themelimit, janë shtetasit:

  1. Joel Jacques Jean CHEVALLAZ, shtetas zvicerian, lindur me 16.07.1969 ne Montherod VD Zvicer, mbajtes i pasaportes me nr X4454659;
  2. Blerim Hoxha, shtetas Kosovare, I lindur ne Suhareke, Kosove me 12.04.1983, mbajtes I pasaportes me nr.P00682170; dhe
  3. Max Abitbol shtetas Francez, lindur me 19.05.1950, ne Casablanca, France, mbajtes i pasaportes nr . 14FV06095.

Së katërti, kompania zviceriane, zotëruese aktuale e shoqërisë “Tosk Energji”, “CFD Conseils Sarl” ka si përfaqësues Christope Darbord, i cili ka qenë administrator në shoqërinë ARMO. Kjo e fundit, është kompania të cuilën e bleu Rezart Taçi dhe që shfrytëzoi për vite me radhë KPTHN e Ballshit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese