Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Blenë zjarrfikëse të prishur, GJKKO lë në burg 6 zyrtarët e Bashkisë së Durrësit dhe 2 punonjësit e kompanive private që morën 70 milionë lekë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi të njëjtat masa sigurie për personat që akuzohen se abuzuan me tenderin prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit, e cila ishte jashtë funksionit.

Janë lënë në burg Adriatik Velaj, Muhamed Likazhiu, Artan Taho, Kastriot Beqaraj, Gjergj Markolaj, Indrit Marmuhaj, që janë të gjithë zyrtarë të Bashkisë. Ndërsa në burg nga firmat private janë lënë Albjon Bushi dhe Riza Sulaj.

Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Rami administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim paraqitje” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Kujtojmë se operacioni i SPAK u zhvillua më 29 Tetor të këtij viti, kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private u arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me “detyrim paraqitje”, pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit, e cila pas verifikimit rezultoi jashtë funksionit.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img