Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blendi Teta në SPAK: Ervis Martinaj më mori peng dhe më kërcënoi se do më muroste

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Teta në SPAK: Ervis Martinaj më mori peng dhe më

Blendi Teta, i dënuar me 25 vite burg si autor i ish policit Santiago Malko ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai është pyetur për procesin gjyqësor në ngarim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt, të cilët janë ndarë në gjykim nga Teta.

Ky i fundit është i vetmi i arrestuar për ekzektimin mafioz të ish-policit Santiago Malko. Përgjimet e administruara nga SPAK kanë konfirmuar se Blendi Teta e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën dhe informacionet për lëvizjet e tij ja ka dhënë “Klanit Duka”.

Por ai ka rrëfyer para togave të zeza, se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen e 27 shkurtit 2019 dhe se në atë kohë ka qenë për drekë te lokali “La Familia” në zonën e Freskut.

Më tej, Teta ka deklaruar se ka pasur nën menaxhim një kompani lotosh, të cilën ia ka shitur vëllezërve Duka dhe Ervis Martinaj.

"Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Në datë 27 unë kam qenë për një drekë tek lokali “La Familia” në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxhon i kompanisë së lotove të Vëllezërve Duka për Tiranën. Ata i kam njohur 3 vite më pas pasi ju kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive.

Nuk kam hyrë në spitalin e fëmijëve por tek spitali 5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt banesës së shoqes time, në ‘Don Bosko’. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të liqenit të thatë. Aktivitetin e lotove e ushtroja që nga 2005-në shtator të 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator. Dua të sqaroj që me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pas të njëjtin raport, çështje lotosh.

Gjatë kohës që isha në Golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpisë së shoqes time më ka treguar se policia më kishte kontrolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar policia. Ndërsa më gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë më datë 13 më ka arrestua policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen më kanë dhënë me firmos ca letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon.

Në darkë më ka dërguar me makinë e Ervis Metanit sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime e cila kishte shkuar në kavajë për punë personale. Në darkë me Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut, të gjithë ishim menaxher për qarqe të ndryshme të lojërave të fatit. Kam shkuar tek dreka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqëronte me makinën e punës që ishte ‘Skoda’ e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e lotove. Selmani më ka shoqërua deri sa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek komisariati 4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i fëmijëve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitje e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Theksoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj në tualet. Aty në një lokal përbri spitalit 5 nuk kishte tualet dhe jam fut te spitali brenda për nevojat personale," tha Teta.

Më tej, i pandehuri Blendi Teta ka treguar se në shtator të 2019 është marrë peng nën kërcënimin e armëve nga Ervis Martinaj dhe grupi i tij, të cilët sipas tij e kanë çuar në një bodrum.

Teta tha se e kanë kërcënuar se do ta vrisnin dhe do ta murosnin nëse nuk u tregonte se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka.

Dua të sqaroj e nderuar gjykatë që edhe pse e dija që isha në kërkim për llotot unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të 2019 Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga cunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC në një lokal në katë të dytë. Ai ishte aty me disa nga antarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi.

Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksin pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezrit Duka. Më pas më ka marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një podrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thëne se të tregoja se kush ishte i përfshirë në ngjarjen e Malkos dhe se ku rrinin Vëllezrit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë, Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që ti bëj një pyetje prokurorit”- është shprehur Bledi Teta.

Ish-polici Santiago Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip “BMË X5” nga një lavazh. Persona të maskuar kishin ndjekur Malkon dhe sapo ai ka dalë nga lavazhi e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese