Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Klosin e pyesin në Vlorë për Dritan Lelin, ministri ia kalon topin” Damian Gjiknurit: Deputeti besoj i di, i njeh më mirë këto... (DEKLARATA nga Sazani)

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Klosin e pyesin në Vlorë për Dritan Lelin, ministri ia

Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe kolegu i tij Damian Gjiknuri kanë qenë sot në Ishullin e Sazanit në Vlorë, ku kanë dhënë një deklaratë për mediat. Aty, ministri dhe ish-ministri janë pyetur dhe për Dritan Lelin dhe “krisjet”e fundit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

Gazetarët kanë pyetur të parin ministrin Klosi, i cili nuk preferoi të përgjigjej dhe me “terezi” ia “la topin”Damianm Gjiknurit. “Deputeti besoj i di, i njeh më mirë këto...”, u shpreh Klosi nga ishulli, ndërsa Gjiknuri që i qëndronte në krah nisi të qeshte.

“S’mund të jap përgjigje direkte për atë që më pyetët, falenderoj ministrin Klosi që i qëndron shumë afër Vlorës dhe turizmit këtu, por edhe zv.ministrin e mbrojtjes, që po bëjnë të mundur vizitën në ishull, por pse jo të kontribuojnë për pastërtinë”, u shpreh deputeti i Vlorës Damian Gjiknuri.

Ai kritikoi kryebashkiakun e Vlorës për pastrimin e ishullit, i cili edhe pse me tone më të zbutura se këshilltarët bashkiak, tha se Bashkia është përgjegjëse për Sazanin dhe duhet të punojë më shumë shumë për pastrimin e tij.

“Pastrimi është kryefjalë e turistëve, dhe një shqetësim kryesor në Vlorë, Bashkia dhe kushdo duhet t’i kushtojë shumë vëmendje. Pa pastrim ne kurrë nuk do të kemi turizmin që presim, secili nga ne të japë kontributin e tij, unë e vlerësoj dhe e pres që institucionet lokale të bëjnë më shumë në këtë drejtim, sepse duhet menduar dhe një plan menaxhimi për ishullin.

Ishulli është pjesë e bashkisë së Vlorës, dhe është pjesë e lidhjes së turizimit të Bashkisë Vlorë. Kemi një zonjë të nderuar që është zëvendëskryetare e bashkisë, që është po ashtu e pranishme këtu, janë një varg institucionesh që duhet të bëjnë punën e tyre”, u shpreh Gjiknuri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu