Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Klosi zbulon detaje nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Klosi zbulon detaje nga Kongresi i jashtëzakonshëm i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka treguar se Kongresi i jashtëzakonshëm që socialistët do të zhvillojnë nesër, ka në fokus rienergjizimin e PS. Teksa ka zbuluar detaje nga organizimi, Klosi është shprehur se këto punime do të përshëndeten dhe nga përfaqësuesve të lartë të strukturave socialiste në Europë.

Kongresi i jashtëzakonshëm do të nisë rreth mesditës së 8 Dhjetorit dhe pritet të përfundojë vonë pasdite, pasi diskutimet do jenë njëkohësisht në gjashtë panele të ndërthurura.

Në to do të flitet për problematikat kryesore që kanë të bëjnë me jetën e vendit, reforma në drejtësi, sigurinë, projektet prioritare, investimet, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, problematika që kanë të bëjnë me pushtetin vendor dhe sfidat që ka përballë tij.

Një panel i dedikuar do të jetë për sigurinë, politikën e jashtme dhe pozicionin që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

"Ka gjashtë panele të ndërtuara, fillon me përshëndetjet e përfaqësuesve të lartë të strukturave socialiste në Europë dhe në internacionalen socialiste. Do të kemi panele që kanë të bëjnë më jetën e vendit, problematikat kryesore, reforma në drejtësi, siguria, projektet prioritare, investimet, infrastruktura, zhvillimi ekonomik, problematika që kanë të bëjnë me pushtetin vendor dhe sfidat që ka përballë tij.

Do të jetë ajo platforma, pregatitja që ne kemi për të rienergjizuar jetën e brendshme në Partinë Socialiste. Një panel i dedikuar do të jetë për sigurinë, politikën e jashtme, pozicioni që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare", është shprehur Blendi Klosi në një intervistë për televizionin Klan News.

Pas këtyre momenteve nga puna e Kongresit, do të jetë kryeministri dhe kryetari Edi Rama ai që do të ketë fjalën përmbyllëse.

"Fjala e kryetarit të partisë që do të jetë përmbyllëse dhe më vonë do të kemi një mbledhje të asamblesë tonë që ka të bëjë me agjendën e punës së Partisë Socialiste. Parashikohet të zgjasi disa orë ku do të jetë një kongres pune me shumë diskutime dhe ndarje mendimesh dhe në fund do të kemi një proces votimi dakordësie për platformën e rienergjizimit. Është një ditë e gjatë pune për Partinë Socialiste dita e nesërme", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese