Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Blendi Klosi tregon komunikimin e fundit me Bashkim Finon: Me maskën e oksigjenit më tha vazhdoni fushatën dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje “skype” në emisionin “Open” tregoi komunikimin e fundit me ish-deputetin Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e koronavirusit.

Ai tha se Fino e kishte porositur të vijonin fushatën dhe të fitonin zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mbante vënë maskën e oksigjenit.

Ministri e cilëson atë një shembull për të gjithë politikanët, një zë të fortë për të drejtën në vend.

“Ai ishte një njeri babaxhan, nga ata politikanë që do të donin të gjithë të ishin, një vëlla i madh. Kemi punuar edhe në qeverinë e 2005-ës, ai ka qenë ministër po aq i dashur dhe aq i sertë, nuk kishte toleranca, por pastaj u miqësuam shumë. Kujtoj një nga momentet që pasi të shkoje në në orën 08 e 05, Bashkimi të mbyllte derën e të hiqte ditën e punës. Kemi punuar shumë në PS. Të gjithë do të ikim nga kjo botë, por një opinion është gjëja më e mirë për çdo politikan. Bashkimi ishte tek pjesa tradicionale e partisë aq sa e reformuar e saj. Ka qenë zë i fortë, mbaj mend debatin e ’99 që do të bëhej zgjedhja dhe bëri një luftë të paepur në atë kohë. Kam pasur shumë marrëdhënie personale. Kam komunikuar përditë me të dhe me doktorin e tij gjatë kohës që ishte i sëmurë. Ai ishte i rënduar, covid i preku në masë të madhe mushkëritë. Mbaj mend që më tha Klos vazhdoni fushatën të fitoni, mbaj mend që kishte atë maskën e oksigjenit e më tha fitoni. Kam që nga ’97-a që kam një miqësi me Finon dhe e di që të gjithë e donin. U bëri mirë të gjithë atyre që besojnë tek politika”, tha Klosi.

Më shumë

spot_img
spot_img