Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blendi Klosi kallëzohet në SPAK, akuzohet për shpërdorim detyre

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Klosi kallëzohet në SPAK, akuzohet për shpërdorim

Banorët e Zall-Gjocaj kanë kallëzuar në SPAK ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi pasi e akuzojnë për shpërdorim detyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë banorët përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas tyre, Blendi Klosi, u ka dhënë fuqi ligjore dokumentave që bazohen në të dhëna të rreme, fiktive dhe të fabrikuara duke favorizuar ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Ata shprehen se situata në këtë vend është alarmante, pasi parku është dëmtuar rëndë dhe shumë objekte të fshatit janë shkatërruar.

Po ashtu është paditur në SPAK për shpërdorim detyre edhe Zamir Dedej - Drejtues i Drejtorisë së Menaxhimit, Projekteve dhe Monitorimit, në AKZM.

Postimi i plotë:

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, i kallëzuar në SPAK nga banorët e Zall-Gjocaj për shpërdorim të detyrës.

? Blendi Klosi, u ka dhënë fuqi ligjore dokumentave që bazohen në të dhëna të rreme, fiktive dhe të fabrikuara duke favorizuar ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

? Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi dhe vartësit e tij, në aktet e tyre shprehen se parku nuk do të ketë asnjë pasojë dhe dëmtim nga punimet dhe ndërtimi i HEC-it dhe se banorët nuk do të kenë asnjë pasojë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm për vete dhe bagëtinë, për bujqësinë apo çdo nevojë tjetër të tyre jetësore.

⛔ Siç mund të dallohet qartë nga pamjet, situata në terren është krejtësisht ndryshe! Parku është dëmtuar rëndë dhe po vijon të dëmtohet! Objekte të fshatit janë shkatërruar plotësisht, furnizimi me ujë po ndërpritet! Ndër këto, po dhunohen edhe varret shekullore të fshatit, për shkak të përdorimit të lëndëve plasëse.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll