Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Gonxhja publikon videon: 25 vite nga dhuna barbare e ushtruar mbi opozitën në qendër të Tiranës, PD edhe sot e kësaj dite nuk po çlirohet dot nga Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Blendi Gonxhja publikon videon: 25 vite nga dhuna barbare e ushtruar mbi

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka publikuar në rrjetet sociale një video të 28 majit të vitit 1996, kur opozita e asja kohe dhe shoqëria civile u dhunua në qendër të Tiranës.

Gonxhja thotë se 2 ditë më herët, në zgjedhjet e 26 majit ishte shënuar masakra më e madhe zgjedhore në Shqipëri, pasi ato zgjedhje nuk u njohën nga askush, përveç PD-së dhe Sali Berishës.

Ai tregon se në atë vit ishte kandidat për deputet me PAD-në, por nuk u lejua të organizonte takim në Qytetin Studenti, aty ku 5 vite më herët kishte rrëzuar kultin e Enver Hoxhës. Gonxhja shprehet se ka keqardhje për PD-në që edhe sot e kësaj dite nuk po arrin të çlirohet nga Sali Berisha.

Postimi i plotë:

#28MAJ1996

25 vite nga dhuna barbare e ushtruar mbi opozitën, shoqërinë civile e gazetarët në qendër të Tiranës, kur 2 ditë më herët ishte shënuar masakra më e madhe zgjedhore në Shqipëri. Zgjedhjet e 26 majit 1996 nuk u njohën kurrë nga askush, përveç Berishës dhe PD-së së tij!

Atëhere kandidat për deputet me PAD, nuk lejohesha të organizoja takim në Qytetin “Studenti”, aty ku 5 vite më herët kishim rrëzuar kultin e Enver Hoxhës!

Sekuenca video nga “shoqërimi” për në qeli! Keqardhje për PD-në që sot e kësaj dite nuk çlirohet dot nga Sali Berisha!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.