Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Blendi Gonxhe nxjerr videon dhe i përgjigjet Ilir Metës: Kur vëllai i Monikës drejtonte koncesionin e kolaudimit, përfitoi 400 milionë lekë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasditen e sotme presidenti Ilir Meta dhe bznesmeni Erion Mane denoncuan nga Presidenca drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhen, duke e akuzuar se nuk i ishte përgjigjur biznesmenit për gjobat që i ishin vënë në mënyrë të padrejtë.

Ndërkohë ka ardhur edhe përgjigja e Gonxhes, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një video ku akuzon vëllanë e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Drini Kryemadhin, se ka përfituar 400 milionë lekë kur drejtonte koncesionin e kolaudimit.

“Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?

Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!

Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin”, shkruan Blendi Gonxhe krah videos.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img