Hapësire reklamuese

Politikë

Blendi Fevziu i ngatërroi emrin e partisë, i KTHEHET Myslym Murrizi: E vetmja lëvizje që nuk është krijuar nga ish-komunistë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Myslym Murrizi ka deklaruar se partia e tij, është e vetmja parti në këto 30 vite, që nuk është krijuar nga ish-komunistë, apo nga ish-spiunë sigurimi.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, që me 25 prill të votojnë partinë e tij.

Të gjithë sqarimin në rrjetet sociale, për partinë e tij, duket se e ka bërë pasi gazetari Blendi Fevziu i ka ngatërruar emrin.

Postimi i plotë:

Qe Blendi te mos ja ngaterroj me emrin “ pa “ dashje te vetmes PARTI POLITIKE ne keto 30 vite, qe nuk eshte krijuar nga ish komuniste, nga ish spiune sigurimi, me porosi te dikujt nga pushteti apo ish pushteti,qe nuk ja ka mbledhur firmat qeveria, qe ka zhvilluar 5 seanca gjygjesore per tu rregjistruar dhe qe per here te pare gjygjtarja kerkon edhe programin e partise ne gjykate, kur para dhe pas L D SH parti te tjera jane rregjistruar per nje dite, ne nje seance dhe me urdher

E vetmja Parti qe nuk eshte krijuar nga ish numrat 2 te partive te tjera( PD, PS)

E vetmja Parti ne 30 vite qe nuk eshte krijuar nga ish pushtetare, ish funsionare te larte te Shtetit( ish president, ish kryeminister, ish ministra, ish kryetar kuvendi )

Me 25 prill ftoj çdo Shqiptare qe nuk eshte skllav dhe i verber pas 5 hajduteve dhe tufave te tyre politike ,qe prej 30 vitesh vjedhin bashke dhe tallen se bashku ne kurriz te Shqiptareve duke bere sikur diten zihen dhe naten .....

Te ndeshkojne me vote çdo mashtrues pushteti dhe ish pushteti

25 prilli duhet te jete dite gjykimi per çdo individ qe kerkon voten e QYTETAREVE

Çdo parti politike duhet ta harroj qe i ka VOTUESIT prone dhe QYTETARET skllever te verber pas tyre

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.