Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Blendi Fevziu: Basha të marrë vendim një herë në jetë! Nëse nuk njeh zgjedhjet, nuk mund të hyjë në parlament

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Blendi Fevziu ka folur pë humbjen e opozitës në zgjedhje dhe veprimet që do të ndërmarrë kreu i PD, Lulzim Basha.

Fevziu tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Basha duhet të vendosë a do t’i njohë apo jo zgjedhjet dhe deklaroi se nëse opozita nuk njeh zgjedhjet, nuk mund të hyjë në parlament, sepse këto janë dy gjëra kontradiktore.

“Ka një kontraditë, sepse Basha deklaroi se vullneti i zgjedhësve është në kuti. Por nëse PD e vërteton do të jetë e rëndësishme për vendin. Nëse është e vërtetë, shpresoj që Basha të hyjë në betejë për të zbardhur manipulimin e votës dhe jo në betejë për të shmangur debatin e brendshëm për të fituar kohë.

Nëse Basha nuk jep dorëheqjen, atë nuk e mund dot kush në PD. As Sali Berisha nuk e mund dot Lulzim Bashën në PD. Ideja që mund të bëhet betejë me Bashën, është e pamundur. Mendoj se është çështje e vullnetit të tij personal.

Basha duhet të sqarojë përfundimisht, i njeh apo jo zgjedhjet. Nëse nuk i njeh zgjedhjet, duhet të faktojë përse dhe duhet të ndjekë një rrugë që nuk është më institucionale. Nuk mund të jesh edhe në parlament edhe jashtë. Edhe në sistem edhe jashtë sistemit.

Mendoj që Lulzim Basha ka përgjegjësinë të marrë një vendim, një herë në jetë. Duhe të thotë i njeh apo jo zgjedhjet”, deklaroi Fevziu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img