Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Bledjon Nallbati nuk ia liron zyrën, kryebashkiaku i ri i Devollit mbërrin në Bashki, por e gjen derën mbyllur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

533cfcefa8a5c251c05a27ced064f784

Mbërrin në Bashkinë e Devollit kryebashkiaku i sapobetuar Eduard Duro.

Mësohet se Duro ka mbërritur në bashki pak pasi është larguar kryebashkiaku demokrat në ikje Bledjon Nallbati.

Gjithashtu bëhet me dije se Duro shoqërohet nga prefekti i Korçës Dhori Spirollari.

Zyrtarët e bashkisë kanë kyçur derën në përfundim të orarit zyrtar, ndërkohë kryebashkiaku i ri socialist tha se dëshiron ta marrë zyrën qetësisht.

“I kam bërë kërkesë kryetarit paraardhës dhe komisariatit të policisë Devoll, që personat e paautorizuar nuk duhet të rrinë në territorin e bashkisë. Aty kishte njerëz që nuk janë pjesë e këtij komuniteti, nuk lejohet të protestojnë në korridoret e bashkisë. Kryetarit i kërkoj dorëzimin e zyrës. Pas orës 16:00 policia të jetë prezente në hapjen e institucionit të bashkisë. Ne do ta hapim qetësisht”, deklaroi Duro.

Kujtojmë se Duro u betua sot në prefekturën e Devollit, pasi në Bashki nuk e lejuan militantët e opozitës, të cilët hynë në shenjë proteste brenda ambjenteve të këtij institucioni.

Nga ana tjetër Nallbati nuk pranon ta lirojë zyrën. Ai tha për mediat se do ta mbrojë atë edhe sikur ta pushtojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img