Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bledi Çuçi zbulon numrin e emigrantëve ukrainas të strehuar në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Bledi Çuçi zbulon numrin e emigrantëve ukrainas të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi, ka bërë me dije se 351 shtetas ukrainas tashmë ndodhen në Shqipëri.

Ai ritheksoi se masa të tjera lehtësuese për hyrjen dhe qëndirmin e tyre në vendin tonë do të miratohen në ditët në vijim.

“Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti.

Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira”, shkruan Çuçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll