Tirana
broken clouds
12 ° C
12 °
12 °
82 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
9 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Bledi Çuçi tregon pozicionet që do t’u jepte politikanëve: Monika Kryemadhi si shefe komisariati, Meta s’ka kaluar vettingun, Rama s’bën për polic, Bashës një punë që ta kishte pasdite

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në një intervistë për emisionin “Jashtë Loje” ka ndarë pozicionet që do t’u jepte politikanëve në Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit.

Çuçi tha se kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, e sheh më shumë si një drejtuese komisariati, ndërsa presidentit Meta nuk do t’i jepte asnjë pozicion sepse s’ka kaluar vettingun.

Për Ramën ministri tha se nuk bën për polic, ndërsa kryedemokratit Basha do t’i jepte një punë që të ishte pasdite.

Ja ndarjet e pozicioneve sipas Bledi Çuçit:

Erion Braçen do ta vendosja në pozicionin e Agjencisë së Kontrollit Policor sepse është një monitorues shumë i mirë i punëve publike në përgjithësi.

Belinda Balluku është grua e fortë, mund të ishte drejtore e përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Grida Dumën, do ta lija ta vendoste Etilda Gjonaj.

Ilir Metën nuk e emëroja, s’ka kaluar vettingun.

Ogerta Manstirliu do të ishte shumë mirë të drejtonte strukturën e policimit në komunitet. E bën shumë mirë këtë gjë.

Etilda Gjonaj do të ishte shumë e mirë si një drejtuese e drejtorisë së strategjive që kemi ne aty.

Monika Kryemadhin, e shoh shumë afër drejtimit të ndonjë komisariati. Le ta zgjedhë vetë.

Lulzim Bashën, do të ishte një pozicion që punën ta kishte pasdite.

Edi Rama nuk bën për polic.

Erion Veliajn do ta vëja drejtor të disiplinimit të trafikut në Tiranë. Besoj e bën shumë mirë këtë punë.

Jozefina Topallin, mund të ishte shumë mirë te detyra e drejtorit të luftës kundër krimit të organizuar. Me figurën publike që ka krijuar e ka profilizuar veten që nuk bën kompromise të mëdha.


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img