Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, njofton se është takuar në Londër me kolegen e tij Suella Breverman. Ai i ka kërkuar Braverman që të amnistojë shqiptarët që ndodhen në Angli pa viza, por që punojnë me mënyrë të ndershme dhe s’kanë rekorde kriminale.
“I kërkova homologes Braverman 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘀𝗵𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗮𝘀𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale”, shkruan ndër të tjera Çuçi.
Më tej, ministri shqiptar thotë se ka diskutuar homologen Braverman mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar. Bledi Çuçi shkruan se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar në Britani të identifikohet vetëm nga disa elementë kriminalë.
Reagimi i plotë i ministrit Bledi Çuçit:
Londër- Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, 𝗳𝗲𝗻𝗼𝗺𝗲𝗻𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗻𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝘂𝗿𝗿𝘀𝗲𝘀𝗶 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗺𝗲 𝗲𝘁𝗻𝗶 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗿.
Ndava me homologen time shqetësimin se 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗽𝗮𝘁𝗼𝗹𝗲𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝗰̧𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝘁𝗲𝗿𝗲𝗼𝘁𝗶𝗽𝗶𝘇𝗼𝗵𝗲𝘁 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗻𝗴𝗮 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝘇𝗵𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗼𝘁𝗲̈𝘀 𝗶𝗹𝗲𝗴𝗮𝗹𝗲. E vërteta është se 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝘁𝗲𝘁 𝘃𝗶𝘁𝗮𝗹 𝗱𝗵𝗲 𝗶 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗴𝗿𝘂𝗮𝗿 në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë këto çështje nuk do ta pengojnë bashkëpunimin tonë.
Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘀𝗵𝗶𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗷𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘁𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗮𝘀𝘃𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale.
I kërkova gjithashtu 𝘁𝗲̈ 𝗮𝗺𝗻𝗶𝘀𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗰̧𝗱𝗼 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 𝗽𝗮 𝘃𝗶𝘇𝗲̈, 𝗽𝗼𝗿 𝗾𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗼𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗲𝗿𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗿𝗲𝗸𝗼𝗿𝗱𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮𝗿𝗸𝗶𝗺. Çmoj shumë asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore.