Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Bledi Çuçi takim me drejtoreshën e Europol: Shqipëria ka një rol aktiv në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar ditën e sotme një takim virtual me drejtoreshën ekzekutive të Europol, Catherine De Bolle.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi tregon se me drejtoreshën e Europol u diskutua mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale.

Sipas tij, Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Më shumë

spot_img
spot_img