
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, ka sfiduar publikisht kolegët e opozitës duke thënë se ata do të vazhdojnë me përjashtimin e atyre që prishin punimet e seancave plenare dhe komisioneve. Sipas Bledi Çuçit, teatri dhe shfaqja e opozitarëve duhet të marrë fund.
“Ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një shfaqje tjetër të shëmtuar. Askush nuk i ka ndaluar dhe nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar të hynë në sallë, por ajo që bën sot ata, ishte shfaqja më e shëmtuar që bënë.
Qëkur kanë filluar me histori, e kam pasur të qartë se nuk na ndal asgjë se jemi të mandatuar nga shqiptarët.
Nëse ata nuk e kanë marrë këtë mesazh, nuk e di ç'bëjnë akoma. Ne do vazhdojmë kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat plenare dhe komisionet. Askush nga deputet e pa përjashtuar nuk do të ndalohet", u shpreh Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamentar të PS.
Në seancën e sotme e cila zgjati vetëm 15 minuta i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fillim në seancë ndodheshin vetëm deputetët mazhorancës, pasi deputetët e opozitës ndodheshin në hyrje të Kuvendit, ku u përleshën me rojet e Gardës, pasi këta të fundit nuk lejuan hyrjen e deputetëve të përjashtuar nga Komisioni Etikës.
Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtuar, nuk janë lejuar që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë të cilët u përplasën me Gardën dhe kërkonin që të hynin në seancë.
Lexo edhe: Nis seanca plenare, karriget e deputetëve të opozitës bosh, i pranishëm edhe Rama
Lexo edhe: Tensione në hyrje të Kuvendit, deputetët e opozitës përleshen me Gardën
Lexo edhe: Deputetët e opozitës futen me forcë në Kuvend, Bardhi hedh një send drejt Ramës
Lexo edhe: Mes kaosit dhe zhurmuesve, seanca plenare mbyllet për 15 minuta
Lexo edhe: Bardhi: Në seancë ishte dhe koka e inceneratorëve, bashkëpunëtori i Ahmetaj
Lexo edhe: PAMJET: Tymuese e kapsolla drejt Policisë, nis protesta e opozitës para Parlamentit