Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Bledi Çuçi: Posti i ri më ka ‘burgosur’, drekën e ha në zyrë, për darkë nuk dal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e19844ce3d586c9ec4a1012169f7d9aa

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi, i ftuar në Abcnews përballë gazetares Jonida Shehu, krahas shumë tematikave që kanë të bëjnë me Policinë e Shtetit, foli edhe për jetën private dhe kufizimet që i kanë sjellë postet ndër vite, dhe aq më tepër tani që ka marrë postin e ri.

“Nga pikëpamja e jetesës private është një privim i madh. Një “burgosje” në kuptimin shoqëror të fjalës, por këto janë kostot që duhet të heqim nëse angazhohesh në jetën publike, qeverisje, si në majat e larta në postin e ministrit të Brendshëm. Unë drekën e ha gjithmonë në zyrë, kurrë nuk kam dalë për drekë jashtë zyre. Edhe për darkë unë dal, vetëm me familjarët rrallë, por në këtë pozicion është shumë më e kufizuar” tha ai.

Ndërkohë Çuçi komentoi dhe incidentet në derbin Tirana-Partizani në Elbasan, ndeshje e cila 1-0 në favor të Partizanit.

“Besoj që duhet të jetë në telefon njoftimi por unë kam qenë rrugës duke ardhur, por padiskutim që update-im për këto gjëra, por mësoheni që lajmet ti merrni nga policia jo nga ministri i Brendshëm” tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img