Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
16 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Bledi Çuçi përgëzon Policinë e Tiranës: Prangosët në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përgëzon strukturat e Policisë së kryeqytetit, për arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë, shtetasit Arsen Muskurti. Për shkak të një konflikti për pronën, Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën në rrugën “Islam Alla”.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkruan ministri.

Dritan Muskurti raportohet se kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, autori i sotëm Arsen Muskurti. Kjo frikë e viktimës së sotme duket se nuk ishte pa bazë, pasi nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet se palët e kishin paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale.

Autori, Arsen Muskurti që njihet dhe me emrin Hamza, bënte shkrime të ndryshe kundër vëllait të kunatës. Në një prej këtyre shënimeve, ai shkruan “Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.”

Lexo edhe 1: Të shtëna me armë zjarri te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, dyshohet për dy të plagosur

Lexo edhe 2: TRONDITËSE / Vëllai vret vëllanë dhe kunatën te “Myslym Shyri”, konflikti për pronësinë e agjencisë turistike

Lexo edhe 3: Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Lexo edhe 4: FOTOT: Ky është çifti që u vra në Tiranë, Arsen Muskurti qëlloi vëllanë dhe kunatën për agjencinë e udhëtimeve, çonin besimtarë në Mekë

Lexo edhe 5: Si u paralajmërua në rrjetet sociale vrasja e çiftit në Tiranë, Arsen Muskurti sulmonte vëllanë dhe kunatën (FOTO)

Lexo edhe 6: Vrau vëllanë dhe kunatën, RENEA arreston autorin në Tiranë

Më shumë




spot_img








spot_img