Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

Bledi Çuçi në delir pas fitores në Gjirokastër: Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është mbyllur numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës ku Partia Socialiste ka arritur të marrë 24531 vota, duke siguruar kështu 3 mandate. Pas mbylljes së procesit të numërimit dhe këtij suksesi të arritur në këtë qark ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Çuçi është shprehur se Shqipëria vendosi të mos kthehej prapa, por vendosi të vazhdonte me Partinë Socialiste. Ndërkohë në postimin e tij ai shkruan se PS do ta shfrytëzojë këtë mandat të 3-të për të bërë punë më të mirë.  

albsig

Postimi i Bledi Çuçi:

Pikërisht në momentin kur duhej më shumë se asnjëherë tjetër të vazhdonim përpara dhe të besonim te Shqipëria e së ardhmes, ne ditëm të ishim bashkë. Kemi fituar 3 mandate deputetësh në qarkun Gjirokastër dhe s’ka dyshim që është një fitore në mbarë Shqipërinë. FALEMINDERIT çdo votuesi, çdo banori të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Memaliajt, Këlcyrës, Libohovës e Dropullit, që besoi te unë, që besoi te Partia Socialiste dhe ekipi jonë. Mirënjohje edhe për ata votues që nuk besuan tek ne. Unë do jem deputet edhe për ta, ne do të punojmë edhe për ju. Kjo është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët që kemi nisur dhe për të bërë shumë më shumë sesa bëmë këto dy mandate.Faleminderit skuadrës sonë të kandidatëve, kryebashkiakëve, kryetarëve të partisë, kryetarëve të organizatave socialiste dhe çdo anëtari e aktivisti të PS-së, që punoi për të arritur këtë sukses, i cili nuk është thjesht suksesi i një force politike që ka fituar zgjedhjet e radhës. Ky është suksesi jonë i përbashkët, është një fitore për Shqipërinë që vendosi të mos kthehet prapa. Çdo ditë të këtij mandati të tretë do ta shfrytëzojmë për të bërë punë më të mira, investime më shumë, për të ringritur ekonominë pas goditjes që i dha tërmeti e pandemia dhe për të qenë në lartësinë e nevojave të qytetarëve. S’ka kohë për pushim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img