Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi dy më “të penalizuarit” e Ramës: I pari rekord me 12,000 vota në Gjirokastër, i dyti nxori 5 deputetë në Berat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi duket se janë dy nga emrat më të penalizuar nga Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Dy nga njerëzit që mbushën kutitë e PS me vota në zgjedhjet e 25 prillit, u lanë në hije sot nga kryesocialisti.

I pari, Bledi Çuçi theu një rekord në këto zgjedhje duke marrë afro 12 mijë vota në Qarkun jugor të Gjirokastrës dhe nxori 3 deputetë. Por, pavarësisht rezultatit, ai u largua nga Rama dhe u delegua në Berat. Megjithatë, do vazhdojë të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm.

Më “i goditur” ishte Blendi Klosi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.

Ai nuk do të jetë më ministër dhe nuk do të drejtojë më Qarkun e Beratit. Habi ka shkaktuar në radhët e kësaj partie ky largim nëse do të marrim parasysh se Klosi ka arritur një nga rezultatet më të forta në zgjedhjet e fundit për PS-në, duke i dhënë asaj 5 mandate deputetësh në Berat.

Lexo edhe; EMRAT e MINISTRAVE të rinj: Arben Ahmetaj zë vendin e Erion Braçes, rikthehet Kumbaro, post merr dhe Edona Bilali; Ulsi Manja “shef” i Drejtësisë

Ishte hera e parë që PS kalonte numrin 4 të mandateve dhe e linte opozitën me vetëm 1 mandat deputeti, po përsëri kjo nuk ka shërbyer që Rama ta mbajë afër njeriun që udhëhoqi fushatën në këtë qark duke i caktuar qarkun e Lezhës si drejtues politik.

Blendi Klosi është një nga ministrat më jetëgjatë socialistë. Ai ka shërbyer si ministër që në kohën e Fatos Nanos dhe më pas për dy mandate rrjesht me Edi Ramën. Tashmë, ai është deleguar si drejtues politik në Lezhë.

Postet që ka mbajtur Blendi Klosi:

Klosi ka qënë Ministër i Shtetit gjatë periudhës 2002-2004 dhe Ministër i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në vitin 2004-2005. Në vitin 2015-2017 ka mbajtur postin e Ministrit te Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe 2017-2021 ka mbajtur postin e ministrit të Turizmit.

Në mandatin e tretë qeverisës ai do të qëndrojë vetëm në stolin e deputetit.

Më shumë


spot_img









spot_img