Hapësire reklamuese

Politikë

Qeveria "shënjestron" gjyqtarin Elidon Papazisi: Po jep vendime për të mbrojtur ndërtimet pa leje, KLGJ të marrë menjëherë masa (LETRA)

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria "shënjestron" gjyqtarin Elidon Papazisi: Po jep vendime

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u është drejtuar me një letër-kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe dijeni Ministrit të Drejtësisë, ku shpreh shqetësimin në lidhje me disa vendime (sigurim padie) të dhëna nga Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, që sipas tij janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti ynë”.

Në letrën e Çuçit thuhet se gjatë ditëve të fundit është evidentuar emri i gjyqtarit, i cili kanë dhënë vendime të atilla, që në analizën dhe vlerësimin e strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

Kujtojmë se në gusht të 2019-ës, gjyqtari Elidon Papazisi ka qenë në shënjestër të ministrit Erion Braçe, i cili e ka akuzuar për mbrojtjen e disa bizneseve “VIP” që kishin kryer evazion fiskal.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër ka pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje, duke pezulluar në këtë rast prishjen e një ndërtimi të kundërligjshëm”, thuhet në letrën e ministrit Çuçi, për një nga vendimet e gjyqtarit Papazisi.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, të cilët lënë vend edhe për dyshime se kanë pasur prirje në favor të interesave klienteliste.

Ministria shpjegon se ekspertët juristë  do të shqyrtojnë me përpikmëri çdo vendim të marrë nga çdo gjyqtar në lidhje me këtë aksion, nëse do bien ndesh me parimet e drejtësisë dhe që bëhen shkas për nxitjen e paligjshmërisë nga shtetas të ndryshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll