Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Bledi Çuçi bëri fajtor gjykatësit që lirojnë kriminelët, reagon ILD: Sa herë duhen marrë publikisht përgjegjësitë, nuk respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili gjatë një konference për media, drejtoi gishtin për gjendjen e rënduar kriminale në vend, nga gjyqtarët që lironjë persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë.

ILD thotë se sa herë që dikush duhet të marrë përgjegjësitë publikisht, shkelet pavarësia e punës së magjitstratëve dhe e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

ILD thotë se ka pranuar çdo ankesë nga institucionet në lidhje me sjelljen e magjistratëve si dhe ka propozuar marrjen e masave të nevojshme kur ka patur shkelje.

Njoftimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë u njoh me deklaratat publike të ministrit të Brendshëm z. Bledi Çuçi, me anë të të cilave janë paraqitur pretendime lidhur me disa vendimmarrje të magjistratëve dhe rolit të ILD-së.

ILD konstaton me keqardhje se mosrespektimi i pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre, por edhe të institucioneve të pavarura të drejtësisë po kthehet në traditë, sa herë që publikisht kërkohet marrja e përgjegjësive.

Për transparencë ndaj publikut, prioritet i punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është shqyrtimi dhe vlerësimi me seriozitet, i të gjitha pretendimeve të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë lidhur me veprimet, mosveprimet ose shkeljet e magjistratit brenda apo jashtë funksionit të tij, në ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe ndarjes së pushteteve.

Këto parime duhet t’i respektojë cdo institucion në vend, si standarde dhe vlera të një shoqërie demokratike dhe të garantimit të shtetit të së drejtës. Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor.

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është e hapur për të pranuar nga çdo institucion ankesa në lidhje me sjelljen e magjistratëve. Në rast të konstatimit të sjelljeve të cilat përbëjnë përgjegjësi disiplinore, Inspektori i Lartë i Drejtësisë për sa ka vepruar deri më tani, në rastet kur ka konstatuar sjellje apo akte të cilat përbëjnë shkelje disiplinore ka propozuar marrjen e masave të nevojshme disiplinore.

Më shumë

spot_img
spot_img