Hapësire reklamuese

Politikë

Bledi Çuçi: Ata të revolucionit të karrigeve nuk e pengojnë dot reformën zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Bledi Çuçi: Ata të revolucionit të karrigeve nuk e

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së parë të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku deputetët e grupit të Rithemelimit zunë vendet e anëtarëve dhe nuk lejuan diskutimet.

Sipas Çuçit, të dy grupimet e Partisë Demokratike janë bërë "copë e çikë" nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare, pavarësisht pretendimeve.

LEXO EDHE: Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit u zënë karriget anëtarëve

"Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje?

Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare. Gjithsesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qartë në përgjigjen e tyre për Shqipërinë", shkruan Bledi Çuçi.

 Lexo edhe: Grupi i Rithemelimit bllokoi Komisionin e Reformës, Alibeaj: I shërbejnë Edi Ramës!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese