Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

BKH mësyn te Delta Pharma, Avicena e Ditë e Natë, çfarë e lidh Beqajn me këto farmaci

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK po kryejnë në farmacinë “Delta Farma” në Kashar.

Oficerët e BKH kanë mësyrë në tre pikat e këtij biznesi farmaceutik, duke kryer kështu kontrolle edhe tek kompania “Avicena” dhe farmacitë “Ditë e Natë”.

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se kontrolli po kryhet në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqaj.

Kontrollet nga oficerët e BKH dhe policia ende po vazhdojnë dhe mësohet se në të gjitha pikat janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, e po ashtu edhe kompjutera.

Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqaj, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive, dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.

Më herët efektivët e Policisë së Shtetit të shoqëruar nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK, kryen kontrolle edhe në banesën e ish-ministrit Beqaj.

POLICIA NË AMBIENTET E “DELTA PHARMA” © Credits Shqiptarja.com

Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqaj.

Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqajn. Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret.

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet nën hetim per çeshtjen e “Sterilizimit”, i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Lexo edhe: Agjentët e BKH zbarkojnë në godinën e “Delta Pharma”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese