Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Bjordi, konkurrenti që lë shtëpinë e “Big Brother”

Lajme të ngjashëm

Bjordi është konkurrenti që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP këtë të martë. Ai ishte pjesë e katër banorëve që dolën në nominim dhe sot ka rezultuar se ka qenë më pak i votuari.

Drejtuesja Arbana Osmani ka lexuar zarfin me rezultatet e votimit dhe Bjordi ka qenë konkurrenti që duhet të linte shtëpinë, duke ndërprerë për herë të dytë rrugëtimin e tij drejt fitores. Ai nuk ka hapur ende biletën, nëse do ketë një mundësi të dytë apo jo.

Herën e parë banori dhe regjisori i njohur arriti të shkonte deri në finale por nuk mundi të fitonte pasi çmimin e madh e mori Qetësori. Megjithatë, ai krijoi një raport të vërtetë me Adelën, e cila fatkeqësisht nuk jeton më, duke dhuruar në atë kohë emocione të bukura për gjithë shikuesit.

Ditë më parë kur u bë pjesë e edicionit të dytë, tashmë si VIP, Bjordi premtoi garë të fortë dhe synim kishte fitoren. Mirëpo, ditë pas dite ai u nuk i pa aq aktiv në shtëpi dhe të shtunën e kaluar doli në nominim bashkë me Armaldon, Tean dhe Efin. Në disa raste, vetë banori pranoi se ky Big Brother nuk ishte ashtu si e kishte menduar dhe strategjitë i kishin rënë.

Më shumë