Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Bjellorusia rrëzon raketën ukrainase, Kievi e quan provokim të Rusisë për luftë

Lajme të ngjashëm

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë tha të enjten se fragmente nga një raketë e drejtuar kundërajrore ukrainase S-300 u rrëzuan në territorin e saj në një zonë afër kufirit me Ukrainën.

“Sot, rreth orës 10, një objektiv ajror u godit nga forcat e mbrojtjes ajrore,” tha ministria në një deklaratë . “Fragmentet e saj u gjetën në një fushë bujqësore pranë fshatit Gorbakha, rrethi Ivanovo, rajoni Brest.”

“Gjatë aktiviteteve të verifikimit, paraprakisht u konstatua se rrënojat i përkisnin një rakete të drejtuar kundërajrore S-300 të lëshuar nga territori i Ukrainës”, pohoi ministria.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një deklaratë se ishte “në dijeni të përpjekjeve të dëshpëruara dhe të vazhdueshme të Kremlinit për të tërhequr Bjellorusinë në luftën e saj agresive kundër Ukrainës”.

Ukraina tha se do të kryente një hetim dhe ishte gjithashtu e përgatitur të ftonte “ekspertë me reputacion” nga shtetet që nuk kanë lidhje me Rusinë për të marrë pjesë.

Më shumë