Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Biznesmenia merr gratë ‘për dore’ dhe trokasin në derën e qeverisë: Hapni dyert, ofrojmë bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve (TAKIMI me MINISTRIN)

spot_img

Lajme të ngjashëm

8653102f9ce1c95c21f253aff4b95b27

Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, Antonela Hako, së bashku me disa gra të tjera, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Ato i kanë shprehur ministrit jo vetëm ankesat që kanë, por edhe i kanë kërkuar zgjidhje për problemet që hasin çdo ditë në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes në vendin tonë.

4.jpg

Dhoma Ekonomike e Gruas është një organizim i ri i cili përfaqëson sipërmarrëset gra dhe bën promovimin e tyre në këtë fushë. Shalsi u shpreh se sa më shumë gra në sipërmarrje dhe në pozicione menaxheriale, aq më i suksesshëm biznesi dhe aq më e zhvilluar shoqëria.

5.jpg

Ai u shpreh se dera i ministrisë do jetë gjithmonë e hapur dhe kjo dhomë do të jetë e mirëpritur për të këmbyer ide e diskutuar zgjidhje problematikash të ndryshme.

Postimi i ministrit Shalsi

Gratë në biznes dhe përfaqësim 

E prita me kënaqësi dhe kureshtje organizimin më të ri përfaqësues të sipërmarrësve gra, Dhoma Ekonomike e Gruas.

Antonela, Ylldizja dhe Alida, me eksperiencën e tyre shumëvjeçare në fusha të ndryshme e me dëshirën për të sjellë jo vetëm ankesa por edhe për të parashtruar zgjidhje për problemet që ndeshin, më shpjeguan qartë dhe hollësishëm qëllimin dhe objektivat e këtij organizmi të ri .

Kjo Dhomë synon të ofrojë shërbime të cilat nxisin zhvillimin ekonomik e social të grave, evidentimin më të mirë të rasteve të suksesit, promovimin e grave në biznes, si dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi kombëtar e rajonal.

Tashmë, është provuar edhe shkencërisht se sa më shumë gra në sipërmarrje dhe në pozicione menaxheriale, aq më i suksesshëm biznesi dhe aq më e zhvilluar shoqëria. Me derën e ministrisë gjithmonë hapur, kjo dhomë, ashtu si dhe çdo përfaqësim tjetër dinjitoz, do të jetë më shumë se e mirëpritur për të këmbyer ide e diskutuar zgjidhje problematikash të ndryshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img