Biznesmeni Hetem Ramadani, bashkëshorti i sopranes së njohur Inva Mula thotë se është në detyrë si ekspert i materialeve ndërtimore ndësa ka qenë udhëheqës i Institutit për shqyrtime dhe analiza të shumë projekteve ndërtimore: termoelektrona B, rezervat ujore, fero nikel, qindra objekte banimi ura etj.
Dhe në cilësinë e ekspertit ai thotë se nga gjithë godinat e shembura, duhet të merren mostra dhe të dorëzohen për ekspertizë në laboratore të ndryshme.
‘Shembja e objekteve është e lidhur kryekëput me market e dobëta të betonit dhe jo nga niveli I intesitetit (pra tërmeti nuk ishte factor I rrëzimit, por shoqërim i shkakut;
2-propozoj të merren të gjitha mostrat e betonit në objektet e rrënuarate demtuara dhe dyshuara per analiza nga institutet perkatese dhe bere nje raport i hollesishem dhe profesional lidhur me kete.
3- kjo duhet bërë për të parashikuar dhe parandaluar pasojat në të ardhmen dhe jo t’i gjunjëzohemi faktit dhe gabimit njerëzor’ shkruan Hetem Ramadani në rrjetet sociale.