Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Biznesmeni u qëllua me dy plumba, policia: Janë sekuestruar pamjet filmike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndaj biznesmenit Tefik Hyka u bë një atentat paraditen e sotme, ku si pasojë u plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në kraharor.

Policia bën me dije se po vijon hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa ka sekuestruar pamjet filmike.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË:

Më datë 28.06.2017, rreth orës 10:25, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

 Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se në verandën e një lokali, është qëlluar me armë zjarri shtetasi T. H., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një motor.

 Janë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona përreth, parkinge automjetesh, garazhe etj , ku dyshohet se mund të jetë parkuar motori me të cilin kanë lëvizur autorët.

Gjithashtu janë sekuestruar pamjet filmike përreth vendit të ngjarjes dhe do sekuestrohen edhe pamjet filmike në të gjitha rrugët e mundshme ku mund të kenë lëvizur autorët.

Janë shoqëruar disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sigurimin dhe sekuestrimin e çdo prove që do shërbejnë për identifikimin e autorëve.

Më shumë

spot_img