Një shqiptar në Itali është arrestuar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Zotaj, ish pronar i një salloni bukurie dhe ortak në këtë biznes në qytetin e Riminit.
Zotaj u kap me kokainë të pastër 90%, të cilën e mbante në makinën e tij të parkuar. Gjykata në Itali ka pranuar gjykim të shkurtuar për shqiptarin pasi ka pranuar krimin.