Një mbrëmje plot emocione ishte ajo e së premtes ku Shqipëria arriti të merrte një pikë përballë Moldavisë, duke siguruar kështu biletën për në Gjermani, në Euro2024.
Të shumtë ishin ata tifozë të cilët me autobusa, makina private dhe avionë shkuan në Moldavi për të parë skuadrën e zemrës dhe për të festuar me çunat kualifikimin e Shqipërisë, të cilin duke parë rezultatin e ndeshjeve të kaluara e kishim të sigurt.
Por, diçka të bukur dhe për tu duartrokitur ka bërë biznesmeni shqiptar, Besnik Bami për punonjësit e tij të cilët çoi në ‘Zimbru Stadium’ për të parë nga afër djemtë e Kombëtares.
Përveç familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve Besniku në avion mori edhe 61 punëtorët e kompanisë së tij.
[gallery size="large" ids="757201,757202,757203"]