Hapësire reklamuese

Aktualitet

Biznesmeni në pranga, gruaja e dashnorja “sherr” për Tuaregun

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmeni Sh.K, nga Fieri vuan dënimin në burg për tregtimin e naftës bruto në karburantin e tij. Por ndërsa nga 2013 është pas hekurave, jashtë ka lënë hesapet e hapura me gruan dhe dashnoren e tij.

Raportimi bëhet nga gazeta “Shqip” në numrin e saj të sotëm. Sipas oficerëve të policisë gjyqësore, gruaja e biznesmenit, me inicialet B.K, është paraqitur në polici dhe ka bërë kallzim se makinën Volsvagen Tuareg që ajo ka një prokurë përdorimi nga bashkëshorti i saj, nuk e ka në dorëzim. Por një tjetër vajzë. Pasi kanë parë prokurën, oficerët e policisë gjyqësore kanë thirrur ne polici vajzën me inicialet K.S që e përdorte ndërkohë mjetin. Oficerët kanë konstatuar se edhe vajza kishte një prokurë nga biznesmeni në fjalë, madje data e kësaj prokure, ishte më e hershme sesa ajo e gruas së biznesmenit. Ballafaqimi i dy grave në komisariat, gati sa nuk ka kaluar në konfrontim fizik, ndërsa policia u ka marrë kallzimet të dyjave, dhe meqë nuk e ka zgjidhur dot “hallin” ia ka referuar materialet prokurorisë, për të gjetur se kush do të përdorë makinën.

E ndërkohë, nga hetimet, prokurorisë i rezulton se as biznesmeni i burgosur nuk e ka vetë në pronësi makinën, por ai ka një tjetër prokurë për përdorimin e saj. Prokuroria do të bëjë hetime të thelluara, për të parë se kujt i takon makina, biznesmenit, gruas, dashnores apo pronarit të vërtetë të saj.  Ndërkohë makina është e bllokuar në ambientet e prokurorisë. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll