Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Biznesmeni i parë që zotohet të shlyej detyrimet në kohë virusi: Nuk do qaj, do paguaj rrogat e punonjësve dhe sigurimet shoqërore

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, është i pari sipërmarrës që deklaron se në këtë kohë të vështirë, si pasojë e koronavirusit, do të paguajë punonjësit e tij si dhe sigurimet shoqërore, brenda datës së caktuar.

"Kam paguar rrogat e 15-ditëshit që iku, do paguaj rrogat e 15-ditëshit të dytë, nuk do qaj dhe do paguaj edhe sigurimet shoqërore në datën 20 mars siç është rregulli", ka deklaruar Luca për Top Talk.

Kujtojmë që si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria, për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend, shumë biznese kanë mbyllur dyert për klientët.

Shumë janë ankuar pasi sipas tyre, nuk kanë me çfarë të paguajnë detyrimet mujore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll