Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Biznesmeni i LEPUSHËS i emocionuar: Nuk e besoja Benet BECIN kur thoshte se do sjell rrugën në Kelmend, po tani që rruga u bë, askush nuk shet më tokë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Besnik Pepushaj, një ndër sipërmarrësit e Lëpushës thotë se kurrë nuk e besonte se rruga do të arrinte deri në Lëpushë. Madje, në një dalje publike ai thotë se kurrë nuk e besonte Benet Becin, kur në krye të Fondit të Zhvillimit, i thoshte se rruga do bëhej.

“Sot dua tju prezantoj me Besnik Pepushaj. E kam takuar disa herë kur diskutonim ndërhyrjet në Kelmend. Më vjen mirë të shoh sesi ai me gruan e djalin po cojnë përpara bujtinën e tyre, në Lëpushë, ku natyra, bujaria hapin krahët për qindra turistë që po shtohen përvit” shkruan Benet Beci në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Aktiviteti ynë ka nisur prej 4-5 vitesh. Me ardhjen e rrugës, asnjë në zonën e Kelmendit nuk besonte se këtu do të vinte asfalti, që do të bëhej një rrugë dykalimshe që do të lidhej me Malin e Zi. Një rrugë e mirëfillte. Kur dëgjoja Benet Becin që thoshte se po rruga e Kelmendit do të bëhet, kishte shumë pak fjalë por me vepra të mëdha që po I shohim cdo ditë. Askush këtu nuk shet tokë, sepse do të vijnë nga Amerika nga Italia do të vijnë në vendin e vet” thotë Besnik Pepushaj për biznesin e tij, duke ftuar të gjithë bashkëfshatarët, të votojnë në 25 prill PS dhe kandidatin Benet Beci në qarkun e Shkodrës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img