Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Biznesmeni i kundërvihet Jorida Tabakut: Pse gënjen? Çmimet më të larta i kanë kasat e Berishës dhe Bodes (DEBATI PËR FINANCAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë se duke filluar nga dita e sotme do të nisë “gjoba” ndaj bizneseve të vogla me anë të fiskalizimit. Sipas saj kushdo që të shesë edhe diçka të vogël, do të duhet të kërkojë lejen e qeverisë  përmes një programi që do t’i kushtojë deri në 2000 euro ne vit.

Por Tabakut i është kundërvënë biznesmeni Endri Meksi, i cili thotë se ajo po dezinformon publikun. Sipas tij, asnjë nga shoqëritë e reja që janë autorizuar për fiskalizimin nuk ka çmim 2000 euro në vit. Ai akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, duke thënë se çmimet më të larta i kanë shoqëritë e kasave të tyre dhe 2 nga shoqëritë e kontabilitetit, Financa 5 dhe Alpha.

“Perse dizinformon Jorida Tabaku?

Asnje nga shoqerite e reja qe jane autorizuar per fiskalizimin nuk ka cmim 2000 euro ne vit!

Dhe cmimet me te larta i kane shoqerite e kasave te Berishes e Bodes, si dhe 2 nga shoqerite e kontabilitetit, qe megjithese kane 15 vite ne treg nuk ulin dot kostot, konkretisht Financa 5 dhe Alpha.

I tere ky informacion ndodhet online, neper faqet Facebook te ketyre shoqerive.

U kalua nga nje treg me 4 licenca ne nje treg me 25 autorizime.

Si mund te quhet i gabuar ky proces, pertej cdo veshtiresie qe ka biznesi i vogel.

Dhe sikur te llogarisim cdo kosto shtese (pajisjen, mirembajtjen,, sigurimin vjetor te internetit, certifikaten dixhitale) nuk arrihet ai cmim qe reklamon znj. Tabaku.

Ne cdo rast, MCN keto dite do te lancoje nje produkt te ri te fiskalizimit, me nje kosto revolucionare prej vetem 3 euro ne muaj perfshire TVSH per te perdorur softëare-n online te MCN, pa instalim! Pa kosto mirembajtje, dhe i realizuar ne menyre te posacme per biznesin e vogel”, shkruan Endri Meksi.

Gjithashtu ai hedh akuza edhe për një nga firmat që ka përfituar nga tenderi i fiskalizimeve gjatë qeverisë Berisha, duke thënë se ka qenë e lidhur me Sahit Dollapin, numrin 3 të Partisë Demokrative, që sipas tij ka përfituar 1.4 miliard lekë nga konsulenca juridike.

“Tek tenderi i fiskalizimit ke disa zera shpenzimesh, rreth 1.4 miliard lek per konsulencen juridike. Tani, nje nder firmat aty ka qene e lidhur me zotin Sahit Dollapi (me letra e jo me lloqe), dhe ndoshta znj Tabaku mund te dije dicka me shume se koleg e ka patur, madje numrin 3 te partie”, shkruan ai teksa i kthen përgjigje një komenti nga një qytetare.

Mesa duket, Endri Meksi është një nga 25 fituesit e tenderit për fiskalizimin, teksa thotë edhe se Jorida Tabaku i ka bërë “bllok” në rrjetet sociale dhe nuk mund ta bëjë debatin me atë.

Më shumë


spot_img









spot_img