Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Biznesmeni i kërkon Ramës vaksinimin e stafit: Nëse vdes një njeri, ikën vetëm ai. Nëse vdes një sipërmarrës, ikën dhe sipërmarrja e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës, ku po zhvillon atje një bashkëbisedim me disa operatorë turistikë në qytetin bregdetar.

Një prej tyre duke i “thurur” lavde Ramës, i kërkoi që gjatë verës të bëhet edhe vaksinimi i stafit mbi 60 vjeç i hotelierëve duke qenë se janë kategori risku dhe që do të kenë kontakte çdo ditë me njerëzit.

Sipas Luan Breagasit, një biznesmen është më i rëndësishëm se sa një njeri i thjeshtë pasi nëse vdes ai vdes edhe sipërmarrja e tij. Rama nuk i premtoi asgjë megjithëse tha se do e shqyrtojnë me qetësi dhe dashamirësi këtë propozim.

Biznesmeni: Unë sot kam bërë hotel dhe nuk e prisja të më ecte, në fillim doja të bëja azil për pleqtë, pastaj spital, por e kisha vendin buzë detit dhe nuk kishte kuptim që ta bëja azil apo spital, dhe pse ka spitale buzë detit, por unë e bëra hotel dhe më ka ecur mirë. Ne kemi parë një qeveri që na ka ndjekur, në përmirësim të sistemit të taksave unë e vlerësoj këtë gjë. Edhe ministrin Klosi e vlerësoj. Por a mund të bëhet edhe më shumë, sigurisht që mund të bëhet. Mënyra sesi ne menxhojmë turizmin është nxitje për të thithur turistë të huaj në Shqipëri. Biznesi duhet të këtë taksa më të ulëta. Unë mendoj që oferta turistike e këtij viti të shoqërohet edhe me ofertë mjekësore. Të vaksinohet edhe stafi ynë i hotelerisë.

Rama: Vaksinimi i stafeve të hoteleve tingëllon këndshëm dhe do ta vlerësojmë e të shohim nëse mund të bëhet e kombinuar me ofertën. Mund të jetë një ide interesante dhe do ta shohim me shumë dashamirësi. Shqipëria ka bukurinë që i ka falur zoti dhe ne kemi bërë çmos për ta dëmtuar nga të katër anët, por ka mjaft bukuri për të kthyer në ekonomi dhe turizmi është industria e së ardhmes. Ne do ta bëjmë me patjetër atë që mund të bëjmë për turizmin.

Më shumë

spot_img
spot_img